DYLON

Java e fundit përcaktuese në Ligën “Agim Ramadani”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Vikendi që po lëmë pas kishte përgatitur ndeshjet e xhiros së katërmbëdhjetë në Ligën “Agim Ramadani”. Pas rezultateve të arritura në këtë javë, gjithçka mbetet e hapur për xhiron e fundit e cila pritet të jetë përcaktuese. Sa i përket dy pozitave të para janë vërtetuar The Living Room dhe Vëllezërit Aliu që falë fitoreve ndaj Policisë dhe Eurollotos kanë blinduar vendet e tyre. Por, lufta më e ashpër pritet të zhvillohet për një vend që dërgon në play off në pozitat 10,9 dhe 8.

Për një pozitë të tillë në javën e fundit do të luftojnë Dobërqani e cila ndeshet me MobiCasan, Dalia që përballë do të ketë Policinë dhe Eurolloto që do të sfidohet nga FSK. Tri skuadra për një pozitë. Një gjë është e sigurt, java e fundit do na dhurojë ndeshje të bukura dhe mjaft interesante.

EkoHigjiena

Nga ky vikend veçohet fitorja e lartë e MobiCasas ndaj Djemtë e Qytetit, 10 golëshi i Ersin Ramadanit futbollistit të Living Roomit në përballje me Policinë dhe barazimi dramatik i ndeshjes Verbica dhe Dalia.

/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/







Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.