“I tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta e bashkëpunëtorit, veprimtarit të dalluar, artistit të pashoq, aktivistit të palodhshëm, dhe një shqiptari të vërtetë, Rasim Hajdari”, ka shkruar në profilin e tij, zëvendësministri në detyrë, Rexhep Kadriu.
Ja postim i tij:
I tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta e bashkëpunëtorit, veprimtarit të dalluar, artistit të pashoq, aktivistit të palodhshëm, dhe një shqiptari të vërtetë, Rasim Hajdari.
Ikja në amshim e njerëzve si Rasimi, krijojnë boshllëk përveç në familje, edhe në komunitetin artistik, në angazhimet politike, në rrethe shoqërore, dhe gjithkund ku ndodhej Rasimi.
Në emrin tim personal, dhe në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ju shpreh ngushëllime familjes Hajdari, komunitetit artisik, dhe gjithë miqëve dhe shokëve që e njohën nga afër Rasimin.
Prehu në paqe Rasim!
Rexhep Kadriu