Kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Kushtrim Kadriu, së bashku me bashkëpunëtorë, ka vizituar disa biznese tregtare të Komunës së Gjilanit të themeluara nga qytetarët nga lugina ku, sipas tij, nga afër u diskutuan problemet aktuale të bizneseve, reformave që duhet ndërmarr në përmirësimin e klimës së biznesit por edhe në përkrahjen e drejtpërdrejte në rritjen e numrit të të punësuarve.
Vizita nga përfaqësues të Lëvizjes“Vatra”, me theks të veçantë u bë tek biznesi “GËZIMI” i drejtuar nga drejtori gjeneral Qani Xhelili.
Kadriu tha se u ndien të kënaqur me punën dhe me arritjet e këtij biznesi që është bërë tërësisht me forca vetanake, ku shumica e punëtorëve që punojnë nè këtë firmè janë me prejardhje nga Komunat e Preshevès, Bujanocit dhe Medvegjès.
Nga ana r tij, Xhelili falënderoi për vizitën Kadriu me bashkëpunëtorë dhe i përgëzoi për angazhimin që po e bëjnë tani në mbrojtjen e të drejtave të luginasve në të gjitha fushat e jetës.
Vizitat e tilla do tè vazhdohen derisa tè vizitohen tè gjitha bizneset e Preshevès, Bujanocit dhe Medvegjès qè veprojnë nè Gjilan, kanë thënë përfaqësuesit e “Vatrës”.