Ish nënkryetari i komunës së Gjilanit, aktualisht zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka shkruar në profilin e tij se ishte lajm i rëndë për të, pas ndarjes nga jeta të zyrtarit ligjor të komunës së Gjilanit, Hevzi Matoshi.
Kadriu e ka vlerësuar atë si një një zyrtar të zot, bashkëpunues dhe të sinqertë me çka Gjilani ka humbur shumë.
Ja postimi i plotë:
I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtarit ligjor të komunës së Gjilanit, bashkëqytetarit dhe mikut tim, Hevzi Matoshi.
Gjilani ka humbur një zyrtar të zot, bashkëpunues dhe të sinqertë e të pastër, ndërsa ne të gjithë mbetëm pa një bashkëpunëtor dhe mik të mirë.
Ngushëllime familjes Matoshi!
Ngushëllime miqve, kolegëve dhe mbarë qytetarëve të Gjilanit!
R.K