DYLON

Haziri ngushëllon familjen Matoshi me rastin e ndarjes nga jeta të shefit të Zyrës Ligjore, Hevzi Matoshi

Haziri ngushëllon familjen Matoshi me rastin e ndarjes nga jeta të shefit të Zyrës Ligjore, Hevzi Matoshi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Matoshi, me rastin e ndarjes nga jeta të shefit të Zyrës Ligjore, Hevzi Matoshi. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Matoshi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të bashkëshortit e babait tuaj, Hevzi Matoshi.

EkoHigjiena

Me Hevzën (siç e kemi njohur të gjithë) kam bashkëpunuar nga paslufta dhe ai do të mbahet në mend për kontributin e madh në fushën ligjore, që e ka njohur më së miri.

Gjilani ka humbur shefin e Zyrës Ligjore, por ta kujtojmë gjithmonë me respekt si punëtor e profesionist të madh.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.

Lamtumirë, mik!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.