Rexhep Kadriun nuk e ndal as shiu, sepse vullneti dhe dëshira për ti sjell një qeverisje të aftë Gjilanit, e kapërcen çdo pengesë, qoftë edhe atmosferike. Sot kandidati për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu i shoqëruar nga kandidatja për asamble komunale, Arta Haziri, me bashkëpunëtorë, ndaloi ne Malishevë për tu takuar me qytetarë të cilët mezi presin 22 tetorin për ti thënë stop qeverisjes së ngadalshme dhe kundër kandidatëve për kryetar, të cilët në asnjë formë nuk kanë çka me i ofrua qytetarit, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Kadriu premtoi qeverisje të pastër, ndershme, qeverisje e cila punët i kryen në bashkëpunim dhe bashkërendim me qytetarët. “Ne nuk guxojmë që fëmijët tanë me i lënë në një qeverisje e cila ka me ia zbeh ëndrrat për një të ardhme të ndritur, sepse të tjerët nuk kanë projekte për zhvillim, por kanë ide për stagnim”, tha Kadriu.
Sponsorizuar nga AAK