Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, Rexhep Kadriu, ka shkruar në profilin e tij se temat e mëdha, sfidat, dhe projektet me rëndësi për qytetarin dhe vendin tonë, ishin arsye e organizimit të punëtorisë dyditore të organizuar në bashkëpunim ndërmjet Grupit Parlamentar të AAK-së dhe NDI-së.
Kadriu, që është edhe zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se vendi ynë përballet me shumë sfida, për shkak se Kosovën e kishin konsideruar hambar në të cilin marrin, ndërsa nuk investojnë në të, por që tani është krijuar krejt një mendësi tjetër qeverisëse, një standard i ri të cilin nuk ka me pas mundësi askush që vjen pas me ndryshua.
Ja postimi i plotë:
Temat e mëdha, sfidat, dhe projektet me rëndësi për qytetarin dhe vendin tonë, ishin arsye e organizimit të punëtorisë dy ditore të organizuar në bashkëpunim ndërmjet Grupit Parlamentar të AAK-së dhe NDI.
Takimet e grupit parlamentar vazhduan edhe me kryesine e degës së AAK-së në Gjilan, ku diskutuam temat dhe u prezantuan para deputetëve kërkesat e qytetarëve dhe prioritetet e Komunës
2018-a do të përmbyllet suksesshëm, sepse po punohet 24/7 në të mirë të vendit. Mbetemi të palëkundur në realizimin e krejt asaj që e kemi thënë para marrjes së pushtetit, ngase premtimet tona i marrim si kontratë me qytetarin, jo mekanizëm për marrjen e votës.
Vendi ynë përballet me shumë sfida, për shkak se Kosovën e kishin konsideruar hambar në të cilin marrin, ndërsa nuk investojnë në të.
Tani është krijuar krejt një mendësi tjetër qeverisëse, një standard i ri të cilin nuk ka me pas mundësi askush që vjen pas me ndryshua.