Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, i cili është edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, ka qëndruar për vizitë në fshatin Verbicë te Zhegocit, ku është takuar me anëtarë të strukturës dhe simpatizantë të këtij fshati.
Gjilani ka mirëpritur kandidaturën e Rexhep Kadriut, Ahmet Isufit e Magbule Shkodrës për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Duke vlerësuar lartë këto tri figura, edhe banorët e Verbicës së Zhegocit kanë shprehur gatishmërinë për ti mbështetur fuqishëm kandidatët nga Gjilani, gjithnjë duke besuar në seriozitetin, punën dhe angazhimin e tyre të dëshmuar në procese të ndryshme qoftë në nivel lokal qoftë edhe në atë qëndror
“Është e vërtetë se në cilësinë e nënkryetarit të komunës së Gjilanit, së bashku me dy drejtoritë që ka AAK në komunë, kemi punuar vazhdimisht për mirëqenien e qytetarit, jo vetëm në qytet, por në çdo rrugicë, lagje, fshat të Gjilanit, mirëpo kemi ende shumë punë për të bërë, në mënyrë që qyteti të jetë modern dhe i zhvilluar, ndërsa fshatrat të kenë infrastrukturën e duhur dhe të bëhen atraktive për zhvillimin e bujqësisë, gjithnjë duke u mbështetur në subvencione të cilat do të zënë vend të rëndësishëm në projektin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Ramush Haradinaj”, tha Rexhep Kadriu, kandidat për deputet në kuvendin e Kosovës.
“Nëse Gjilani arrinë që të ruaj votën për kandidatët nga Gjilani, të jeni të bindur se Anamorava do të zë vend në fillim të listës së prioriteteve të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Ne kemi qenë në vazhdimësi në mbështetje të qytetarëve të Gjilanit në kuadër të bashkëqeverisjës që kemi, dhe këtë shembull të mirë të qeverisjës duam ta bartim bashkërisht me Ramush Haradinajn në institucione qëndrore të Republikës së Kosovës”, shtoi Kadriu.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qendër, njëherit edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ahmet isufi tha se me ju, familjet tuaja dhe këto fshatra, ndihem sikur në shtëpinë time. Na lidhin shumë kujtime dhe procese të vështira që kishim dikur. Vëmendja e institucioneve ka mungua për Gjilanin si qytet, por edhe për fshatra e në përgjithësi për Anamoravën.
“Kosova po hyn në një proces shumë të rëndësishëm dhe jetik për të ardhmën, sepse zgjedhjet e parakohëshme nacionale do të jenë përcaktuese për shtetin e Kosovës. Koalicioni i madh parazgjedhor, ose siç po e quajm koalicioni i vendimeve të mëdha, ka nxjerr kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn, një personalitet i cili sikur shumë familje shqiptare, ka bë shumë për lirinë e Kosovës, andaj është fat i mirë për popullin dhe të ardhmën e tij që kemi një figurë të tillë politike për të parin e qeverisë, ngase guximi, vullneti dhe dashnia për punë, janë garantuese se Kosova e pas 11 qershorit do të frymoj ndryshe”, tha Ahmet Isufi.
Për ta përmbyllë suksesshëm një mandat qeveritar, realisht duhet të ketë edhe dije, edhe guxim për të marr vendime të rëndësishme për vendin, por edhe projekte konkrete, fatkeqësisht Kosova nuk pati një qeveri të tillë dhe natyrisht, u dasht të rrëzohet dhe ti hapet rruga njerëzve që iu prijnë proceseve.
”Kandidatët për deputet nga Gjilani, janë njerëzit që kanë një të kaluar të pastër dhe që kanë dëshmua në vazhdimësi se interes i tyre është qytetari i Republikës dhe e ardhmja e vendit. Rexhep Kadriu, Magbule Shkodra dhe Ahmet Isufi, jane kandidatët që kërkojnë përkrahjen tuaj në mënyrë që Gjilani të ketë përfaqësim serioz”, tha Isufi.
Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan përgjatë këtyre ditëve të fundit ka takuar strukturat e saj nëpër nëndegë për tu mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e parakohëshme nacionale të 11 qershorit.