/2L ONLINE/ – Qytetarèt luginas qè jetojnè nè Kosovè vizituan ZPMB-në ku u mirèpritèn nga Kushtrim Kadriu- Kryetar i Levizjes Qytetare “Vatra” dhe Koordinatori i ZPMB-sè z.Flamur Junuzi.
Në këtë takim u diskutuan problemet me dokumente identifikimi qè kanè qytetarèt e Malsisè sè Bujanocit qè jetojnè nè Kosovè dhe vështirësitë tjera me të cilat ballafaqohen këta qytetarë.
Kushtrim Kadriu, kryetar i Levizjes Qytetare “Vatra”, falënderoi qytetarèt pèr vizitèn dhe u bashkèrendua nè shqetèsimet e tyre pèr shkeljen e tè drejtave elementare dhe vèshtirèsitè me tè cilat po ballafaqohen.
Kadriu tha se qytetarèt e Malsisë sè Bujanocit duhet tè unifikohen dhe tè bashkèpunojnè edhe mè shumè nè kèrkimin e tè drejtave qè iu takojnè. “Qytetarèt ofruan mbèshtetjen dhe bashkëpunimin e tyre tè parezerva. Takimet edhe me fshatrat e tjerè do tè vazhdojnè me tè gjitha fshatrat e Bujanocit, Preshevès dhe Medvegjès qè jetojnè nè Gjilan”. /2L ONLINE/