Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, këtë të diele takoi strukturën e nëndegës “Arbëria II”, në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e 22 tetorit.
Kadriu kërkoi nga kjo nëndegë mobilizim në mënyrë që të dalim me fitore bindëse në mbrëmjen e 22 tetorit.
“Kam përshtypjen se as ju nuk i njihni problemet e kësaj lagjeje aq sa unë i njoh. Përgjatë katër viteve në mandatin e kaluar, vazhdimisht kam qenë krah jush, në çdo kërkesë, çdo problem që keni pas, andaj të dielën zgjedhore, bëni zgjidhje për vete, e mos u rreshtoni përkrah atyre që çdo palë zgjedhje ju kanë mashtrua”, tha Rexhep Kadriu.
Sponsorizuar nga AAK