DYLON

Kosova, vend i popullit të varfër dhe politikanëve të pasur!

Kosova, vend i popullit të varfër dhe politikanëve të pasur!
Avatar photo Redaksia

Në Kosovë, as zgjedhjet nacionale dhe as zgjedhjet lokale, nuk fitohen ende, për fat të keq, me programe zhvillimore, por me akuza, shpifje, korruptim të votës e fyerje të rivalëve.

Xhylije Ibrahimi

Këtu nuk mund të flitet për zhvillim, derisa premtime kryesore, edhe pas 18 vitesh, ende janë uji i pijes, ujërat e zeza, ndriçimi, asistenca sociale si dhe problemet tjera jetike. Sa shumë mbrapa jemi.

EkoHigjiena

Kjo, edhe për fajin tonë, sepse kemi zgjedhur njerëz që në rend të parë janë angazhuar për interesa personale, familjare, klanore, partiake e të tjera dhe më së paku kanë menduar për popullin e vetë. Prandaj, sot në Kosovë, kemi një popull të varfër dhe shumë politikanë të pasur.

Besoj se 22 tetori i këtij viti do sjellë një shpresë të re për banorët e Kosovës, në përgjithësi e në veçanti ata të Gjilanit. Eshtë në dorën e qytetarëve për të vendosur. Më 22 tetor duhet të mendojnë për fëmijët e tyre, që ata të mos mbesin nesër rrugëve, me diploma fakulteti, me master e doktorata. Kjo ka filluar të ndihet që tani.

Prapëseprapë zgjedhja e bëjnë qytetarët.

Sponsorizuar nga PD

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.