Kandidati për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë, i bëri vizitë shoqatës të personave me aftësi të kufizuar “HANDIKOS”, ku u prit nga Fatmir Shurdhani, menaxher i shoqatës.
Shurdhani informoi Kadriun për punët që bëhen në këtë shoqatë, si dhe problemet me të cilat ballafaqohet kjo kategori e shoqërisë, si dhe e falënderoi Kadriun për bashkëpunimin që kanë pasur në cilësinë e nënkryetarit të Gjilanit, si dhe ndihmën e dhënë për shoqatën.
Ndërsa, Rexhep Kadriu, kandidat për kryetar të Gjilanit, në këtë takim të cilin e vlerëson si takim të veçantë, tha se ekzistojnë plotë dëshmi se shoqëria jonë nuk është plotësisht e hapur karshi personave me aftësi të kufizuara, sepse ngado që shkojmë hasim ne barriera të kësaj natyre.
“Njerëzit këtu, atje, ngado, ngrisin barriera duke krijuar pengesa gjatë planifikimit për ndërtimin e një bote e cila mendohet vetëm për veten e tyre, assesi për kategori të caktuara të shoqërisë”, tha Kadriu.
Sipas tij, janë të interesuar dhe të vendosur që të krijojmë një shoqëri që mundëson pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar, në mënyrë që të mundësohet që personat me aftësi të kufizuar të shërbejnë si profesionistë në sektorët e tyre.
“E kemi obligim moral e ligjor që të krijojmë infrastrukturë rrugore që mundëson qasje të lehtë të kësaj kategorie të shoqërisë, në mënyrë që mos të ballafaqohen me pengesa që deri më tani kanë qenë evidente”, shtoi Kadriu.
Na takon neve që marrin besimin e qytetarëve që të sigurojmë mundësi arsimimi dhe trainimi të personave me aftësi të kufizuar në mënyrë që të rriten kapacitetet e tyre individuale për punësim.
“Do ti inkurajojmë personat me aftësi të kufizuara për të parë mundësinë e trajnimit dhe të punësimit të tyre si dhe të marrin pjesë në zhvillimin e mundësive mbështetëse për të arritur këto qëllime.
Aleanca ka projekt konkret për të gjitha shqetësimet që kanë këto shoqata, prandaj kërkojmë besimin tuaj dhe të të gjithëve që të na jepni mundësinë që në kohë reale të tjetërsojmë realitetin tanimë të njohur në infrastrukturë.
Në listën e AAK-s, HANDIKOS përfaqësohet me një kandidat për asamble, dhe ky është treguesi më i mirë se ne jemi të vendosur të punojmë për të gjithë, dhe se ju të përfaqësoheni nga njëri prej jush, Avdyl Ibishi”, përfundoi Rexhep Kadriu.
Sponsorizuar nga AAK