DYLON

AKR-ja në Gjilan: IP Ardhmëria vepron ende në kushte improvizuese

AKR-ja në Gjilan: IP Ardhmëria vepron ende në kushte improvizuese
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidatët për asamble komunale të Aleancës Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan, prirë nga shefja e Shtabit Vana Jerliu – Ramadani, kanë vizuar sot Institucioni Parashkollor “Ardhmëria I” , ku janë mirëpritur nga drejtoresha Vahide Ismajli, e cila i njoftoi me problemet e shumta të këtij Institucioni Parashkollor.

Vana Jerliu-Ramadani duke iu falënderuar drejtoreshës për mikpritje, tha se duhet përkrahur zhvillimin e fëmijëve tanë qysh nga niveli parashkollor.

“AKR përkrah përmirësimin e cilësisë dhe infrastrukturës bazë të institucioneve arsimore dhe ndër tjera do t’i kushtojë vëmendje ndërtimit dhe hapjes së institucioneve të reja parashkollore në numër
të mjaftueshëm. Gjithashtu, në rritjen e numrit të fëmijëve në programe parashkollore pubilke dhe  private si dhe në inspektimin e vazhdueshëm të punës së këtyre institucioneve”, tha ajo.

EkoHigjiena

Përndryshe, zëdhënësi i AKR-së në Gjilan, Sami Spahiu tha se AKR-ja, Dega në Gjilan është shumë e shqetësuar për kushtet e improvizuar të IP “Ardhmëria I”, zvarritjen dhe mos zgjidhjen e këtij problemi me vite të tëra.

“Është e papranueshme që fëmijët tanë, nëpër të gjitha institucionet shkollore të të gjitha niveleve, të jenë jashtë përkujdesit të mirëfilltë dhe përgjegjësisë që kemi si shoqëri. I bëjmë me dije këtij pushteti dhe pushtetit të ardhshëm se fëmijët, edukimi dhe arsimimi i tyre, duhet të jetë prioritet i parë dhe i përhershëm i shoqërisë tonë”, ka thënë zëdhënësi Spahiu.

Sponsorizuar nga AKR

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.