“Sa i përket zërave për anulimin e tenderit të rrugës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, mund të konfirmojë se nuk është aspak i saktë dhe për më tepër është i ngarkuar nga tensioni i fushatës elektorale”, ka thënë Rexhep Kadriu, kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Gjilanit.
Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës ashtu si e tërë qeveria dhe kryeministri i saj, Ramush Haradinaj janë të interesuar që ky projekt të ndodhë. “Posa të përfundojnë procedurat që nuk janë më të Ministrisë por të organeve tjera, ne do të veprojmë konform ligjit dhe sipas nevojave të qytetarëve, në këtë rast të Anamoraves”.
“Pra duke ju thënë qytetarëve të Gjilanit dhe të tjerëve për rreth, që të mos shqetësohen nga sa lexojnë e dëgjojnë agjenda elektorale, ne zotohem se ky projekt do të materializohet me përfundimin e procedurave”, ka thënë Kadriu.