Aksioni i pastrimit që ka filluar më 1 prill, në Komunën e Vitisë, ka vazhduar tutje nëpër lokalitetet tjera të komunës, me këtë rast, sot një aksion është realizuar edhe në fshatin Binqë.
Përpos udhëheqësve komunal të shoqëruar nga prifti i kishës katolike të Binqës, pjesë e këtij aksioni ishin edhe pjesëtarët e policisë, ushtarët e KFOR-it, Njësisë së Zjarrëfikjes, si dhe punëtorë të kompanisë EcoHigjiena.
Ndryshe, aksioni i pastrimit do të vazhdoj edhe për një javë të tërë nëpër fshatrat e komunës së Vitisë, sipas agjendës së Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. Aksioni do të përfundoj më 22 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës. /2LONLINE.com/