DYLON

Është arrestuar një i dyshuari për “Kanosje”

Është arrestuar një i dyshuari për “Kanosje”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast “Kanosje”. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është lokalizuar I dyshuari L. Z. (1993), me banim në Gjilan.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshimtit dhe te i njëjti i është gjetur një substancë narkotike me peshë 0.65gr, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, si dhe një thikë kuzhine, me të cilën pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur viktimën.

EkoHigjiena

“I dyshimti është intervistua në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim tê prokurorit të shtetit I dyshuari  ndalet për 48 orë për veprën penale “Kanosje””, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.