Vullkani aktiv “Popocatepet” ka shpërthyer të hënën vonë natën, duke liruar hi dhe copa të gurëve në ajër, disa kilometra larg epiqendrës.
Vullkani ka lartësi prej 5.426 metra, i cili gjendet në pjesën jugore të qytetit Meksiko, pra rreth 70 km larg nga kryeqyteti i vendi.
Shpërthimi i orës 21:38, të vullkanit aktiv ka liruar hi rreth 1.2 km larg epiqendrës së shpërthimit, thotë mbrojtja civile e vendit, duke liruar imazhe të shpërthimit.
Autoritetet kanë lëshuar alarmin e verdhë, duke kërkuar nga banorët, të qëndrojnë 12 km larg zonës, duke paralajmëruar lirimin e hirit, i cili do të jetë shumë i dëmshëm.