BE: Veturat disel të largohen nga tregu

BE: Veturat disel të largohen nga tregu

Prodhuesit evropianë të automjeteve duhet t’u japin konsumatorëve më shumë lehtësira për të kthyer pas automjetet në kuadër të skandalit me motorët diesel, deklaroi sot Komisioni Evropian.

Në një dokument strategjik, komisioni tha se këto lehtësira mund të përfshijnë shërbimet falas për automjetet dhe lehtësi në heqjen e makinave të vjetra.

“Qëllimi është që të arrihet një nivel prej gati 90% i largimit nga tregu të automjeteve me motor diesel brenda dy vjetësh në të gjitha vendet anëtare të BE-së”, thuhet në këtë dokument.

KOMENTE