Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë dhe Brigadën e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të SHBA-së ka përfunduar trajnimi i përbashkët i një togu të Regjimentit të parë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), konkretisht Batalionit të dytë të këmbësorisë dhe SFAB të SHBA-së.
Trajnimi është realizuar në Republikën e Shqipërisë, poligonin kombëtar Bizë, ku trupat e FARSH kanë stërvitur trupat e FSK-së për përdorimin e sistemeve të zjarrit indirekt dhe janë shkëmbyer njohuri për sisteme tjera të armatimit.
Stërvitja ka kulmuar me një demonstrim të aftësive të reja, duke realizuar operacion “Sulm në objektiv” të mbështetur nga zjarri i mortajave, ky trajnim ka demonstruar ndërveprueshmërinë mes FSK, FARSH dhe USARMY. /2LONLINE/