Sot më 2 nëntor 2024, në moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë, Ismete Sahiti Kurtalani.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, derisa drejtues të institucioneve dhe të tjerë, të pikëlluar nga ky lajm i trishtë, kanë ngushëlluar familjen e të ndjerës.
LAJM MORTOR
Me dhimbje dhe pikëllim ju njoftojmë se sot me 2 nëntor 2024 ne moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje te shkurtër ndërroi jetë bashkëshortja, motra, nëna, gjyshja jonë
ISMETE SAHITI KURTALANI (1964-2024)
Varrimi behet ne varrezat e qytetit Gjilanit me Ikindi!!!! Funerali niset nga Kompleksi Fitorja !!!! Çdo vuajtje dhe mundim Allahu ta kompenzoftë me shpërblime te xhennetit të pafund.
Ishe shpirtmirë dhe zemërbutë, Hyzmetqare e vetës nuk mërzite askend për nevojat e tua !
Ti asnjëherë nuk i’a prishe qejfin askujt!
Në duart e tua vizatohen shenjat e nderit,
Durimi yt pa ankim është cilësi e njerëzve të mëdhenj oj Nëna jonë Allahu na takoftë në xhennetin firdeus
***
Ndarja e hershme nga jeta e Ismete Sahiti Kurtalanit është një lajm i trishtë.
Nga puna e përditshme që ndanim, nga takimet e shumta që kishim, mirësjellja, buzëqeshja dhe kujdesi i saj do të mbeten gjithmonë si një pasqyrë dhe kujtimi i parë që na vjen në mend!
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet Sahiti dhe Kurtalani.
Alban Hyseni
Kryetar i Komunës së Gjilanit
***
Telegram ngushëllimi
E nderuar familje Kurtalani
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjen në amshim të më të dashurës suaj, shërbyeses civile Ismete Kurtalani.
Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e familjarës suaj.
Ismetën do ta kujtojmë gjithmonë me respekt.
Zoti e mëshiroftë atë dhe juve ua lehtësoftë dhimbjen!
Kushtrim Kadriu,
Kryetar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
***
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara familje Kurtalani,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta më të dashurës tuaj, Ismete Kurtalani, zyrtare e përkushtuar në Komunën e Gjilanit. Në emër të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Ismetja do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin dhe kontributin e saj të çmuar në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit tonë. Në këto momente të vështira lutjet tona janë me ju.
Me respekt dhe dhembshuri,
PDK Dega në Gjilan
Kryetar Riad Rashiti