Ka ndërruar jetë, sot, Zijadin Maliqi, drejtor komunal për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, kanë njoftuar familjarët e tij.
Nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli në fjalët ngushëlluese të tij ka thënë se me me pikëllim të thellë ka marrë lajmin e vdekjes së drejtorit, Zijadin Maliqi.
“Përveç që ishte njeri me vlera të larta morale dhe intelektuale, brenda shpirtit të tij gjendej thjeshtësia dhe profesionalizmi i tij i lartë, nga një familje e bujshme dhe bujare, dhe i cili i shërbeu me përpikmëri vendit e qytetarëve në një karrierë të gjatë profesionale. Një njeri i madh si Zijadin Maliqi, do të jetë përgjithmonë në zemrën e të gjithë atyre të cilët patën fatin ta njohin.
Lamtumirë miku im. Prehu i qetë në parajsë”, thuhet në ngushëllimin e nënkryetarit Ismajli.