Në moshën 63 vjeçar Ka ndërruar jetë Tahir Demi, emër i njohur në fushën e gastronomisë.
“Me dhembje të thellë ju njoftojmë që me datën 15.07.2024 në moshën 63 vjeçar ndërroi jetë baba jonë Tahir Ukshin Demi. Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 16.07.2024 me namazin e drekës”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Lajmin për ikjen në botën e amshuar të Tahir Demit, e kanë përjetuar me dhimbje të madhe edhe kolegët nga Resorti “Vali Ranch”.
***
“Me dhimbje të madhe përjetuam lajmin për vdekjen e mikut dhe kolegut tonë Shef.Tahir Demi. Tahiri ishte ndër të rrallët që arritëm ta njohim duke dhënë kontribut të madh në fushën e Gastronomisë në vendin tonë”, thuhet në një njoftim të Vali Ranch Resort.
Mungesa e tij nuk do të ndihet vetëm në familje, por te të gjithë ata që patën fatin e mirë ta njohin.
Njerëz të tille vijnë rrallë në këtë jetë, për qëllime vetëm pozitive dhe kontribut të jashtëzakonshëm.
Veprat e tij do të rrojnë mes gjeneratave.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve te ti!