“Sot me 11 janar 2021, pranuam lajmin e trishtë se pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë Emine Matoshi, pjesëtare e policisë së Kosovë, duke na lanë të pikëlluar”, ka thënë në emër të Policisë Rajonale të Gjilanit, zëdhënësi Ismet Hashani.
“Eminja ka qenë pjesëtare e policisë së gjeneratës së lX-të. Ajo ka punuar me përkushtim në njësitet të ndryshme në Policinë e Kosovës. Nga kolegët dhe stafi komandues ka qenë e nderuar dhe e respektuar”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, familjes Matoshi i shprehë ngushëllimet më të sinqerta.
Varrimi bëhet nesër, në ora 12:00, në Vërbicë të Kmetocit. /2LONLINE.com/