Në moshën 70-vjeçare ka ndërruar jetë Nuhi Nuhiu, ish-drejtor komunal në Gjilan, kanë bërë me dije familjarë të të ndjerit.
Njoftim për Akademi Përkujtimore
Këshilli organizativ i fshatit organizon Akademi Përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistit e veprimtarit të palodhur nga Përlepnica, Nuhi Nuhiut
Akademia do të mbahet nga ora 16:00 tek Shtëpia e Kulturës në Përlepnicë.
Ardhja juaj nderon veprën e vendasit tonë Nuhi Nuhiut.
Ndërsa varrimi i tij do të bëhet pas Namazit të Ikindisë ora 16:40 në varrezat e Përlepnices!
Biografia në pika të shkurtëra e Nuhi Nuhiu
I lindur më 18.1.1953, në Përlepnicë.
Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa
të mesmen në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan.
Në Prishtinë ka përfunduar Fakultetin Ekonomik.
I punësuar për herë të parë në Sh.f. “Skënderbeu”, në
Përlepnicë, nga 1.9.1983, deri më 31.8.1985, arsimtar i
lëndës së matematikës.
Nga viti 1990 vazhdoi të punoj në Kooperativën bujqësore “Përlepnica” (shef i kontabilitetit), ndërsa pesë vite ishte Drejtor i kësaj Kooperative (nga 1991, deri më 1996).
Përvojat e tij ishin të shumta, ku prej shumë vitesh ishte pjesë e strukturave udhëheqëse në Drejtorinë për Buxhet, Financa dhe Investime.
Ishte edhe Drejtor i Drejtorisë për Buxhet e Financa, në Komunën e Gjilanit.
Ishte aktvist i dalluar në fusha të ndryshme, duke dhënë kontribut për Përlepnicën dhe më gjerë.
Së fundmi, më sakt më 5.5.2023 u botua libri kushtuar mësimdhënësve dhe të burgosurve të Përlepnicës ku ishte bashkautor me Agim Sylejmani.
Mbështeti rinië në sport dhe aktivitete tjera, por edhe shkruante në vazdhimësi për tema të ndryshme sociale, për ngjarje të së kaluarës dhe për pesonalitete të ndryshme. /2LONLINE/