Ka ndërruar jetë, Shukri Sylejmani, një personalitet që në periudha të ndryshme kohore kishte dhënë shumë nga vetja e tij, për sportin gjilanas dhe më gjerë.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 05:00 pas një sulmi në zemër ka ndërruar jetë babi ynë”, kanë njoftuar familjarët për vdekjen e njeriut që vlerësohet edhe legjendë e Klubit të futbollit Gjilani.
Ai po ashtu është vlerësuar si një njeri i urtë e human dhe si një biznesmen që në periudha të vështira ka kontribuar shumë edhe në këtë fushë për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj.
Por ajo që e bënë të veçantë në veçanti është kontributi i tij në organizimin e jetës kulturore e sportive në Gjilan e me gjerë për çka edhe në vigjilje të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ishte nderuar nga institucionet e komunës me çmimin “Nderi i Qytetit”. /2LONLINE.com/