DYLON

Lutfi Haziri: Shukri Sylejmanin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin gjilanas

Lutfi Haziri: Shukri Sylejmanin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin gjilanas
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sylejmani, me rastin e ndarjes nga jeta të biznesmenit të njohur gjilanas, Shukri Sylejmani. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Sylejmani,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të biznesmenit të njohur gjilanas, Shukri Sylejmani.

EkoHigjiena

Ai do të mbahet në mend si presidenti i parë i SC Gjilanit dhe donatori i kryesor të klubit të krenarisë, për më shumë se një dekadë.

Jam krenar që me inicimin tim, Kuvendi Komunal i Gjilanit e shpalli Shukën “Nderi i Qytetit” për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin gjilanas dhe si i tillë do të kujtohet përgjithmonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani, shokëve, kolegëve dhe klubit SC Gjilani.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e Hazirit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.