Ka ndërruar jetë, në moshën 85-vjeçare, Bajram Kadriu, ish-gjykatës dhe ish-avokat i njohur në Gjilan. Familjarët e të ndjerit përmes një njoftimi mortor kanë bërë me dije se varrimi bëhet në prezencë dhe përcjellje të familjes, nesër në varrezat e fshatit Zhegër, më 27.01.2021 në ora 12 e 30.
Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen Kadriu.
Ai përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar:
“Paska ikur nga kjo botë avokati, Bajram Kadriu. Pas Osman Arifit, Bajram Kelmendit e Nekibe Kelmendit, Bajram Kadriu mbetet engjëlli mbrojtës në grupin e të akuzuarve në Gjilan për liri, demokraci e pavarësi të shqiptarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e kolegëve. Falëmnderit, Avokati im!”