Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë, mësuesi Hetem Arifi, veprimtar i paepur i çështjes kombëtare, që një jetë të tërë i shërbeu atdheut. Ish i burgosur politik, poet, shkrimtar e publicist, Hetem Arifi ishte shembull për të gjithë në se si duhet të punohet për të mirën e atdheut.
Familja Arifi, (fFamilja e Seferëve), në tërësi një familje atdhetare që nuk kurseu asgjë për lirinë e këtij vendi i dha edhe shumë jetë, dëshmorë kësaj toke, për të frymuar të lirë prej pushtuesve të të gjitha sojeve.
Hetem Arifi, ishte nderuar me mirënjohje si veteran i arsimit, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, përfshirë edukimin e shumë brezave, kontributin në të gjitha fushat gjatë viteve të rënda për shqiptarët, sikurse edhe për lëminë e letërsisë dhe kulturës.
Ai nuk është ndalur asnjëherë, deri në frymën e fundit për vendin e tij. Andaj, vepra dhe kontributi i tij në shërbim të atdheut, duhet ta bëjë krenar çdo shqiptarë.