Në moshën 80-vjeçare ka ndërruar jetë doajeni i gazetarisë kosovare Hasan Bunjaku. Ai për një kohë të gjatë ka punuar në Radio Gjilani, gazetën Rilindja e më pas edhe në institucionet e kulturës në Gjilan.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Ridvan Bunjaku:
NJOFTIM MORTOR
I njoftojmë familjarët, miqtë e dashamirët se sot ndërroi jetë familjari ynë i dashur Hasan Bunjaku. Varrimi bëhet nesër në Gjilan. Për kohën e varrimit ju njoftojmë në ndërkohë.