DYLON

Hyseni: Keqpërdoruesit e ujit dhe degraduesit e hapësirave të përbashkëta me mbeturina do të gjobiten

Hyseni: Keqpërdoruesit e ujit dhe degraduesit e hapësirave të përbashkëta me mbeturina do të gjobiten
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të ujit dhe hedhjes së mbeturinave, Drejtorati i Inspekcionit i Komunës së Gjilanit, ka lëshuar dy njoftime.

Sipas njoftimeve, të gjithë ata që nuk respektojnë këto vendime do të gjobiten.

EkoHigjiena

Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit, tha se  njoftimi i parë ka të bëjë me ndalimin e lëshimit të ujit të rrjedhë nëpër oborre dhe rrugë.

Dhe njoftimi i dytë ka të bëjë ndalimin e  hedhjes së  mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.

“Personat fizik e  juridik që nuk i respektojnë këto dy vendime, do tê sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.