Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 51 vjeçare, ka ndërruar jetë gazetari vitias, Ibrahim Sefedini. Gjatë karrierës së tij prej gazetari, ai punoi suksesshëm për mediume të ndryshme lokale e nacionale.
Përveq që dha kontribut të madh për informimin e drejt dhe të saktë, ai njihej edhe për kontributin e tij të madh si pjesë e shoqërisë civile, përmes OJQ “Elita”.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një telegram ngushëllime ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së gazetarit vitias, Ibrahim Sefedini.
“Me dhimbje të thellë, kam marr lajmin për vdekjen e mikut tonë Ibrahim Sefendini, ish korrespodentit të gazetës “Koha Ditore” dhe të drejtuesit të OJQ- së “Elita”. Vdekja e Ibrahimit, është një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e gazetarëve dhe shoqërisë civile. Ai do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale dhe si gazetar, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit dhe në interes të opinionit publik. Ngushëllime familjes Sefedini, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, thuhet ne telegramin e ngushëllimit të kryetari Haliti.