DYLON

Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, e kënaqur me interesimin e lexuesve

Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, e kënaqur me interesimin e lexuesve
Avatar photo Redaksia

Mes datave e 5 – 9 qershor 2019, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, u mbajt Panairi i Librit, një nga ngjarjet më të mëdha të kulturës në Prishtinë, e për librin, thjeshtë, ngjarja kryesore e vitit.

Në mesin e njëqind e sa Shtëpive botuese, në këtë Panair, u paraqit me botimet e veta, edhe Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, nga Gjilani.

Mbi dyzet botime të reja, të dy – tri viteve të fundit, që kjo Shtëpi botuese i paraqiti në këtë Panair Libri, tërhoqën vëmendjen e mijëra vizitorëve, brenda pesë ditëve, sa edhe zgjati.

EkoHigjiena

Librat më të kërkuar nga blerësit, ishin librat në prozë, qofshin libra origjinalë apo të përkthyer. Por, nuk mungoi as interesimi për poezinë.

S’do mend, libri më i shitur doli të jetë, romani i nobelisitit gjerman, Tomas Man,VDEKJA NË VENECIE, të cilin kjo Shtëpi Botuese, e botoi vitin e kaluar, në përkthimin e shkëlqyer të Beatriqe Balliçit.

Pas këtij romani, nga ky kënd librash të “Beqir Musliut”, librat më të kërkuar ishin edhe, “Mëkati që (s)e bëmë” , i Sabit Rrustemit, “Poetika e Beqir Musliut” e Yrjet Berishës, Kumbonaret ” e Ramadan Rexhepit si dhe “Era përkund pikëllimin e luleve”, i Frederik Rreshpjes.

Sabit RRUSTEMI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.