(2L ONLINE) – Sot, në mesditë, ka ndërruar jetë Enver Muja, ish kryeshef i parë ekzekutiv i Komunës së Gjilanit, pas çlirimit të vendit. Enver Muja ishte një veprimtar i dalluar gjate rezistencës gjithëpopullore të viteve 90-te. Si ekonomist me përvojë ka dhënë një kontribut të madh në organizimin e pushtetit paralel të atyre viteve, e në veçanti ne organizimin e Këshillit për Financim në krye të të cilit ishte prej themelimit. Kurse pas luftës çlirimtare, me sukses për dy mandate ka udhëhequr ekzekutivin e komunës së Gjilanit.
Përndryshe, me rastin e ndarjes nga jeta te ish-kryeshefit të ekzekutivit të Komunës se Gjilanit Enver Muja, Komuna e Gjilanit mban mbledhje komemorative. Mbledhja komemorative mbahet nesër me 08.10.2014, në ora 10:00, ne sallën e mbledhjeve te Kuvendit Komunal. Ndërsa varrimi bëhet ne varrezat e lagjes Gllama ne Bresalc në orën 13:00. /2L ONLINE/