Ka ndërruar jetë arsimtari Faredin Murtezi. Lajmin mortor e ka dhënë kolegu i tij, Nehat M. Ramadani.
LAJM MORTOR
“Të Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi”.
Të dashur, nxënës, kolegë e miq, po e ndajë me ju lajmin e hidhur, se pas një sulmi kardiak qenka ndarë nga jeta arsimtari- kolegu ynë Faredin Murtezi.
Faredini ishte njeri i urtë, i qetë, profesionist, bujar, fjalëpak, e i matur. Rridhte nga një familje seferase, që ishte shpërngulut prej kohësh në Gjilan.
I ndjeri gjithë jetën ia kushtoi arsimit dhe ngritjes së çështjes kombëtare për çfarë edhe u pesekutua nga UDB-a, por pa rrahur gjoks asnjëherë për punën dhe veprimtarinë që kryente!
Lajmi për ndarjen nga jeta të kolegut Faredin Murtezi, na goditi rëndë, sepse iku në kohën kur akoma kishte çfarë të ipte e ofronte për ne dhe gjeneratat e ardhshme. Por, ja që caktimit të Zotit nuk mund t’i shmangemi, andaj duhet të pajtohemi edhe me këtë pjesë të hidhur të jetës, shkaktar i së cilës është lindja.
Krenarë me jetën dhe veprat e Tij, por me zemra të thyera, mbase me shpresë se do të takohemi n’xhinnet insha’Allah!