DYLON

Policia e Kosovës: Gati 1 mijë e 500 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

Policia e Kosovës: Gati 1 mijë e 500 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 65 aksidente trafiku, prej tyre 32 janë me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale, pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 498 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 34 persona, ku në mbajtje janë dërguar 17 prej tyre. /2LONLINE/