Ka ndërruar jetë analisti e politologu Ramush Tahiri.
Ai gjatë këtij viti kishte qenë i prekur me Covid-19.
Pas vetës ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djemtë.
Tahiri ka qenë këshilltar politik i ish-presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, dhe po ashtu këshilltar politik i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Ramush Tahiri ka qenë edhe gazetar në gazetën “Rilindja”.
Mësohet se nesër do të mbahet mbledhje komemorative për nder të tij.
/Epoka e Re/