Komanda e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka pritur ekipet e Kërkim Shpëtimit nga shtetet: Hungaria, Italia, Malta, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia dhe Britania e Madhe, që i janë bashkuar ushtrimit ndërkombëtarë “Kosova Resolve 2023”, që realizohet dhe udhëhiqet nga Qendra Ndërkombëtare e Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) të FSK-së, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.
Komandanti i Garës Kombëtare, Gjeneral brigade Naim Haziri i ka pritur dhe ju ka uruar mirë se ardhje ekipeve, duke ju dëshiruar suksese në ditët e ushtrimit, duke ju ofruar përkrahjen e tij dhe të stafit, për të realizuar këtë ushtrim shumë me interes për Kosovën e në veçanti për FSK-në, duke shpërndarë njohurit dhe përvojat e ekipeve nga vendet e ndryshme, me qëllim të ndërveprimit në operacione të përbashkëta për t`u dal në ndihmë vendeve kur do që kërkohet, siç ishte ai i operacionit të Kërkim Shpëtimit në Republikën e Turqisë muajin e kaluar.
Ushtrimi “Kosovo Resolve 2023”, është një ngjarje shumëkombëshe 5-ditore me ekipe dhe bashkëpunëtorë të Shoqatës Evropiane të Ekipeve Vullnetare të Mbrojtjes Civile (EVOLSAR), këto ekipe pjesëmarrëse janë të kërkim-shpëtimit që reagojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në ngjarje krizash dhe fatkeqësish ku do në botë, 60 pjesëmarrësit në këtë ushtrim ndërkombëtarë, pjesa më e madhe e tyre ishin të përfshinë në operacionin e kërkim shpëtimit në Turqi, ku edhe kanë operuar së bashku me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/