DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit Oral

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit Oral
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore të Shëndetit Oral.

Kjo ditë është shënuar përmes dy aktiviteteve në njëra në SHFMU “ Kenan Halimi” në Skifteraj dhe SHMFU“ Skënder Emërllahu” në Fshatin e Ri. Dr.Adnan Neziri- stomatolog dhe Dr.Mimoza Rama-stomatologe para nxënësve kanë folur për rëndësinë e higjienës së mirë të gojës, e cila sipas tyre është shumë e rëndësishme pasi ajo favorizon një shëndet të mirë.

EkoHigjiena

Përndryshe stomatologët në fjalë kanë shpjeguar që prej moshës një vjeçare e në vazhdim çdo person duhet të kontrollojë dhëmbët dy herë në vit tek stomatologu.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti thënë se komuna e Vitisë i jep një rëndësi të veçantë kujdesit shëndetësor të qytetarëve të saj dhe të vetëdijesimit të tyre kundër sëmundjeve të ndryshme me qëllim të parandalimit të tyre.

 Ndërkaq Dr.Vjollca Kadolli-Halili ka thënë se QKMF në Viti, po mundohet të shënojmë ditët e promocionit të shëndetit kombëtar, ku përmes aktiviteteve simbolike synojnë të rrisin vetëdijesimin qytetar për sëmundje të ndryshme.

Bëhet me dije se kjo ditë organizohet çdo 20 mars, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.