(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor dhe banorë të fshatit Goshicë kanë bërë përurimin e fillimit të punimeve të projektit për ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza në këtë fshat.
Ky projekt financohet nga Komuna e Vitisë dhe vlera e saj është 78.274.33€, ndërkaq punimet pritet të përfundoj pas dy muajve. Me këtë rast kryetari Haliti i ka uruar banorët e këtij lokaliteti për këtë projekt. /2L ONLINE/