Ka filluar sot projekti i sinjalizimit të rrugës Viti – Pozheran.
Me këtë rast kryetari i komunës Sokol Haliti u shpreh se institucionet komunale çdo ditë po punojnë që qytetarët të kenë kushtet dhe siguri të nevojshme dhe se shenjëzimi i kësaj rruge përveç që ndihmon orientimin, është i rëndësishëm edhe për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut.
Në këtë rrugë janë vendosur vendkalimet e këmbësorëve për qytetarët dhe janë vendosur vijat për ngasësit e automjeteve që qarkullojnë përgjatë kësaj rruge.
Sinjalizimi i rrugëve apo vendosja e vendkalimeve, pos që do të rrit sigurinë e këmbësorëve, gjithashtu do të shërbej për kufizimet për vozitësit e automjeteve. /2LONLINE/