Arrihet marrëveshje bashkëpunimi në mes të Lëvizjes Qytetare “Vatra”, që në Kuvendin Komunal të Gjilanit, përfaqësohet nga asambleisti Mefail Junuzi dhe asambleistit të pavarur Ibish Ibishi.
“Me qëllim të forcimit dhe ndikimit në vendimmarrje në të mirë të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, nga sot Lëvizja Qytetare “Vatra” me asambleistin Mefail Junuzi dhe asambleisti i pavarur, Ibish Ibishi do të veprojnë si një trup i përbashkët brenda Kuvendit Komunal në Gjilan, ku Ibishi do të jetë kryesues i këtij trupi”, ka bërë të ditur, kreu i Vatrës, Kushtrim Kadriu.
Sipas tij, kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit dhe do të vlejë deri në fund të mandatit.