Njëri nga përfaësuesit politik shqiptar të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, gjendet në Listën e Zezë të Shtëpisë së Bardhë.
Ai së bashku me shumë shqiptarë të tjerë, kryesisht nga Kosova, vazhdojnë të jenë në këtë listë që nga lufta në Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës. Por të njëjtit nuk dinë arsyen e prezencës së emrave të tyre në këtë listë.
Musliu në një prononcim për “lajmi” ka thënë se deri më tani, ka aplikuar dy herë për vizë amerikane në ambasadën e SHBA-ve në Beograd, por në të dy rastet ajo i është refuzuar. Herën e fundit, ai thotë se ka kërkuar sqarime nga kjo ambasadë për refuzim të vizës, por të njëjtit nuk i kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Por ai mendon se në këtë rast po ndodhë një paradoks që, sipas tij, e njëjta ambasadë e cila po ia refuzon vizën, po e fton atë të merr pjesë në një ngjarje brenda objektit.
“Dy herë më është refuzuar viza për në SHBA. Nuk më kanë dhënë ndonjë arsye për refuzimin e vizës. Në rastin e aplikimit të dytë, kur më është refuzuar sërish viza për në SHBA, kam kërkuar arsye për këtë refuzim, por nuk më është kthyer përgjigja nga Ambasada e SHBA-ve në Beograd”, ka thënë Musliu.