“Joni Ranch” sot në parkun e qytetit të Kamenicës ka shpërndarë dhurata për nxënësit e klasëve të para dhe të dyta të shkollave “Sadri Misini” në Shipashnicë dhe “Skenderbeu” në Hogosht.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati duke falënderuar pronarin e “Joni Ranch” tha se këta fëmijë i kanë dhënë edhe më shumë hijeshi parkut të qytetit.
“Parkut të qytetit, sot i dhanë edhe më shumë hijeshi fëmijët dhe kuajt e vegjël të sjellur për ta nga “Joni Ranch” në Kamenicë.
Për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë nga Shipashnica e Hogoshti, janë shpërndarë dhurata të financuara nga “Joni Ranch”.
U jam mirënjohës pronarit Nexhmedin Hiseni, për bashkëpunimin. Fëmijët t’i gëzojnë dhuratat”, tha Kastrati.
Ndërsa Drejtoria e Arsimit, tha se organizimet e tilla për nxënës janë çdo herë të mirëseardhura.
“Ne si Drejtori Komunale e Arsimit jemi falënderues për bashkëpunimin me “Joni Ranch”nga Kamenica. Duke e pasur fëmijën në qendër, organizimet e tilla janë çdo herë shumë të mirësardhura”, ka thënë DKA. /2LONLINE.com/