DYLON

Demolohet ndriçimi publik dhe dekorimet festive në Pozheran

Demolohet ndriçimi publik dhe dekorimet festive në Pozheran
Avatar photo Redaksia

Nga persona të panjohur është demoluar ndriçimi publik, si dhe dekorimet festive të vendosura ditë më parë në sheshin “Mejdi Korrani” në Pozheran të Vitisë.

Institucionet komunale të Vitisë, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, kanë dënuar këtë akt të njerëzve të pandërgjegjshëm, të cilëve u pengon ndriçimi e po ashtu edhe dekorimet siç është bredhi, që për herë të parë, është vendosur të stoliset Pozherani institucionalisht.

Këto veprime, janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojn stabilitetit, sidomos në periudhën e fundvitit e në prag të festave.

EkoHigjiena

Për këtë veprim të njerëzve të pandërgjegjshëm, është njoftuar edhe stacioni policor në Viti, nga zyrtarët komunal të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, thuhet në reagimin e  institucioneve komunale /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.