/Zgjedhjet e brendshme të PDK-së, Dega në Gjilan/ Jo vetëm zgjedhje por, do të jenë edhe zgjidhje e nyjës!/
Nga: Gani NEZIRI
Ditën e fundit të kësaj jave i jepet fund aktivitetit zgjedhor, me çka edhe i vihet kurora e fitores Kryesisë së Re të kësaj dege.
Normalisht, gjithmonë pas gjitha thash e thënave në kohë fushatash politike, vjen edhe momenti i fundit kur pushojnë zërat kumbues të propagandës zgjedhore.
Në fakt, në degën tonë, çdo sjellje politike ishte normale deri këto momente; shumë lëvizje, shumë fjalë, shumë zhurmë, shumë e shumë zhurmë e qe besa, ndonjëherë kishte edhe ngritje tonesh gjithmonë në përpjekje për të gjetur më të mirën e mundshme për partinë. Por, falë Zotit, kemi treguar “respekt” të mjaftuar për karriget!
Urojmë Perëndinë, që të na ndihmoj edhe ditën e fundit, në mënyrë që këto zgjedhje t’i kalojmë si është më së miri. Qytetarët e Gjilanit po na presin me shpresën e madhe për një organizim më të mirë të administratës komunale që frymon më besueshëm se deri sot.
Komuna është në pritje për udhëheqjen e re!
Përshëndetje për anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së dega në Gjilan!
Urime për fitimtarët e merituar të kësaj dite në Kryesinë e Re!