Malësia e Bujanocit, para zgjedhjeve shpesh është diskutuar nëpër agjenda partiake, dhe me komunikata të zjarrta, “se jemi” në interes të këtyre banorëve, mirëpo rezultati gjithmonë ka qenë zero.
Murat Mustafa
Banorët e shpërngulur për shkak të presioneve pas Luftës së UÇPMB-së, janë thembër e Akilit. Ata edhe sot nuk kanë kurrfarë dokumente, as të Serbisë as të Republikës së Kosovës, që është shkelje flagrante e së të drejtave elementare të njeriut, sepse realisht ata de jure nuk ekzistojnë, edhe pse de fakto, janë qytetar rezident të Republikës së Kosovës.
Popullata e shpërngulur nga kjo anë, një pjesë e tyre janë qiraxhinjtë, argat dhe në gjendje të rëndë ekonomike e sociale. Kësaj, kur t’ia shtojmë edhe problemin e mungesës së dokumenteve të identifikimit, atëherë është gjithçka përveç një jetë jo normale dhe pa identitet.
Rruga e shtruar me asfalt Tërnoc-Breznicë, pritet nga Breznica deri në Muhoc, ndërsa rruga Muhoc – Zarbincë në vitin e ardhshëm do të jetë e asfaltuar, jep shpresë për përmirësimin e gjendjes së kësaj popullate.
Pra, me këtë infrastrukturë rrugore, mund t’u siguroj se do të kenë një përmirësim të jetës së banorëve të kësaj malësie dhe për kthimin në vatrat e tyre.
Me këto kushte infrastrukturore banorët më shpejt do të shkonin në Bujanoc se në Gjilan. Por, para se të kthehen në vatrat e tyre problemi i parë që do t’ju shfaqet është dokumentet e identifikimit, e të cilin nuk e kanë sepse pushteti në Bujanoc i ka çregjistruar nga regjistri civil.
Kthimi i të zhvendosurve (normal ata që shprehin vullnet) do t’i kthente legjitimitetin jo vetëm malësisë, por edhe qytetit të Gjilanit, sepse një numër i të zhvendosurve nuk mund të votojnë për përfaqësuesit e tyre qoftë në Bujanoc apo në Gjilan.
Unë e di që si asamblist nuk jam kompetent për dhënien e dokumenteve të identifikimit, por ju garantoj se në çdo seancë bashkë me kryetarin e ardhshëm të Gjilanit, Sami Kurteshi, do të jemi zëri i juaj deri në zgjidhjen e këtij problemi.
#memendje
#mezemër
Voto ✔10 Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Voto ✔7 Murat Mustafa për Këshilltar Komunal
E sponsorizuar