Punë të mbarë për mësimdhënësit të cilët kanë dëshmuar se me punë dhe përkushtim do t’i pasurojnë me dituri brezat e rinj.
Pas shumë dilemave e diskutimeve, sot nxënësit përsëri i rikthehen bankave shkollore. Mungesa e vizionit institucional bëri që nxënësit të humbin muaj me radhë procesin mësimor. Orët e humbura duhet të kompenzohen. Jetike për nxënësit dhe të ardhmen e tyre është nxënia e dijes sot.
Mësim, mësim dhe vetëm mësim. Kështu sigurohet e ardhmja e tyre dhe e shtetit. Institucionet duhet të kontribuojnë maksimalisht dhe të fokusohen tek ta.
Urimet më të mira dhe lutemi që pandemia të mos rikthehet në atë intensitet që do ta pamundësojë vazhdimin e procesit mësimor.
Leonora Morina Bunjaku
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/