Ndërkohë misioni i shkencës është që lidhë jetegjatësinë me një shëndet sa më të mirë.
Është e njohur tashme tendenca e rritjes se pandërprere e jetës mesatare te njerëzve ne vendet e zhvilluar, por edhe ne ato me pak te zhvilluara.
Sipas studimeve, mesatarisht jeta mesatare rritet me tre muaj për çdo vit te kaluar.
E gjithë kjo tendence i detyrohet ne radhe te pare mënyrës se re te jetesës, dhe ne radhe te pare mënyrës se te ushqyerit, por edhe te punuarit brenda disa rregullave te cilat ne krahasim me te kaluarën është shume me njerëzore.
Por një rëndësi themelore ne këtë drejtim ka edhe zvogëlimi i vdekshmërisë foshnjore. Dihet qe vdekshmëria foshnjore ul ne mënyre te ndjeshme mesataren e jetegjatesisë se një popullate.
Por rritja e mesatares se jetegjatesisë ka sjelle me vete edhe shume lloje te reja sëmundjesh, qe ne te kaluarën nuk njihshin pothuajse fare. Te tilla sëmundje lidhen me patologji te ndryshme te organizmit ne moshe te shkuar, dhe ne radhe te pare qëndrojnë ato me origjine nervore. Ndaj sot kane dale ne plan te pare përpjekjet e shkencës për administrimin e sëmundjeve te tilla si Parkinson, Alzheimer, pa lënë mënjanë ato qe lidhen edhe me organe si syri, veshi etj./Corrier/