Kryetari i Organizatës së Veteranvë të Luftës së UÇPMB – së në Preshevë, Nazmi Hajredini ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj organizate. Ai dorëheqjen e ka arsyetuar me mungesën e mbështetje të kësaj organizta dhe shtyerjes në moshë.
Ky është teskti i plotë i lëshuar për media nga kryetari i deritanishëm i OVL UÇPMB – së në Preshevë, Nazmi Hajredini, transmeton Titulli.com.
Unë, Nazmi Hajredini kryetarë i OVL UÇPMB – së, njoftoi Kryesinë e OVL- UÇPMB –së, anëtarësinë dhe opinionin publik për dorëheqjen time nga të gjitha funksionet dhe strukturat e organizatës së veteranëve të UÇPMB – së, ku kam vepruar deri tani.
Afër tri dekada veprimtaria ime ka qenë e orientuar në shërbim të realizimit të interesave kombëtare të popullit shqiptarë. Gjatë tërë jetës time jam munduar t’i qëndroj besnik idealit të Çdo shqiptari të ndershëm; Liria dhe bashkimi i të gjitha trojeve Autoktone shqiptare në një shtet të përbashkët.
Në veprimtarinë time pë realizimin e të drejtave kombëtare kam mbështetur aktivitetin e organizatave dhe veprimtarëve të Çësthjes kombëtare që kanë vepruar në diasporë. Jam vendosur në shërbim të organizimit politik në vendin tim me të vetmin qëllim për t’i shërbyer kauzës kombëtare, e jo për t’i shërbyer programeve partiake për qëllime të ulta. Kam qenë pjesëmarrës i dy luftrave së UÇK – së në Kosovë, dhe luftës së UÇPMB – së në Kosovë Lindore Pas kësaj lufte kam qenë themelues dhe dretjues i SHRKVNJK – (Shoqata për Ruajtëjen dhe Kultivimin e Vlerave Nerëzore dhe Kombëtare) e Çila më pastaj u shndërrua në Organizatë – OVL e UÇPMB – së. Pas katër vite në krytë të OVL e UÇPMB – së, u arrestova dhe u dënova me katër vite e gjysëm burg në e Nishit. Pas daljes nga burgu me kërkesë të anëtarësisë, të familjarëvë të dëshmorëve të kombit dhe veteranëve të luftës së UÇPMB-së,prap jam zgjedhur në krye të OVL të UÇPMB – së.
Në Kosovën Lindore (për politikën vendore Lugina e Preshevës), aktiviteti politik pas luftës së UÇPMB – së nuk është vendosur në shërbim të idealeve të kësaj lufte dhe idealit të dëshmorëve të kombit të rënë në këtë luftë. Përfaqësimi politik është vendosur në shërbim të grupeve dhe klaneve të ngushta për përfitime materiale, e jo në shërbim të interesave të mirëfillta të qyetarëve dhe në shërbim të realizimit të interesave kombëtareve të shqiptarëve autokton në këto troje. Në vendin tonë politika ditore ka korruptuar flamurin, përdorimin e gjuhës shqipe, aktivitetin politik, arsimin, pronën publike, ka korruptuar dhe manipuluar familjarët e dëshmorëve të kombit, ish – ushtarët e UÇPMB – së. Kjo politikë ka polarizuar ekstrem shoqërinë duke futur ndasi edhe në familje përmes militantizmit partiak. Të gjtiha këto janë bërë për qëllime shumë të ulëta dhe meskine që seriozisht rrezikojnë substancën kombëtare të shqiptarit autokton në këto troje.
Veprimtaria ime në krye të OVL UÇPMB – së, është bërë pengesë e pushtetit të Beogradit, e politikës vendore, e disa ish strukturave dhe ish – ushtarëve të UÇPMB- së, madje edhe e një pjese të anëtarësisë së organizatës. Edhe pse një gjë është e sigurt dhe e ditur botërisht se organizata derisa ka vepruar në drejtimin tim, përgjegjësit e marra i ka kryer me ndërgjegje të pastër morale dhe transparenc maksimale para njerëzve dhe para Zotit. Përkundër gjtihë këtij angazhimi serioz nga ana jonë, këtij aktiviteti i ka munguar mbështetja e mjaftueshme, madje dhe është shantazhuar nga qarqe të caktuara, në rrugën tonë të përbashkët për jetësimin e idealeve të shenjta kombëtare.
Duke u nisur nga e gjithë kjo edhe për shkaqe të shtyerjes në moshë ofroj dorëheqjen timë të parevokueshme nga organizata e OVL UÇPMB – së, me shpres, se do të hapi rrugë për kuadro të reja të cilat do të angazhohen në jetësimin e idealeve të cilat synon t’i kultivojë dhe mbrojë Organizaten e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në planin individual padyshim se kurrë nuk do të kursej asgjë që ta vazhdojë aktivitetin tim në shërbim të kauzës kombëtare.
Kryetari i OVL UÇPMB -së
Nazmi Hajredini