Vitamina B12 është shumë e rëndësishme për trupin e njeriut, pasi shërben për ndërtimin e ADN-së dhe ARN-së, kujdeset për humorin dhe për sistemin e tretjes.
Edhe pse mungesa e vitaminës B12 shkakton simptoma si këputje trupi, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësim të muskujve, ajo mund të kalojë shumë kohë pa u diagnostikuar.vitamina-b12
Ja cilat janë disa arsyet përse mund të keni nevojë më shumë për vitaminën B12.
Jeni mbi 50 vjeç
Mosha sjell me vete lirinë dhe mençurinë, por, fatkeqësisht, ajo sjell edhe shumë problematika në trup. Një ndër to është pamundësia për të zbërthyer vitaminën B12 nga dieta. Për fat të keq, shenjat e mungesës së vitaminës B12 në këtë moshë ngatërrohen shpesh pasi faji i vihet moshës. Nëse ju (ose një i afërmi juaj) jeni mbi 50 vjeç, mirë është të merrni suplemente të vitaminës B12 për të qëndruar në formë dhe të fortë.